Të hënën, ndërsa Rama do të shpallë përbërjen e qeverisë së re, kreu i PD-së Lulzim Basha do të rifreskojë partinë duke zgjedhur pasuesin e Bujar Nishanit në krye të Këshillit Kombëtar, Kryesinë e re, Sekretariatin, Departamentet, por edhe organet e tjera brenda partisë.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:
Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.
Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD” thuhet në mesazhin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi./albeu.com