Partia Demokratike ka reaguar sërish për koalicionin mes Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit. PD ka publikuar një video që pasqyron qëndrimet e Ilir Metës për Berishën.
PD thekson se Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave personale të politikanëve. Sipas PD-së sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës.
“Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.
Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po dinstancohen nga farsa Berisha.
Tashmë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën.”, thuhet në deklaratë./albeu.com/