PD nuk mori dot asnjë bashki, Duma: Rezultat dëshpërues, të mbajë përgjegjësi bashkë me Bashën

Prej 30 minutash ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku po diskutohet për rezultatin zgjedhor.

Mësohet se nënkryetarja e PD-së, Grida Duma gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, e ka cilësuar zhgënjyes rezultatin, ndërsa ka theksuar se çdokush duhet të marrë përgjegjësitë përfshirë edhe kryetarin Lulzim Basha.

“Është dëshpërues rezultati, në një mënyrë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe përgjegjësi duke përfshirë edhe kryetarin e partisë”, mësohet të hetë shprehur Duma.

Nërkohë mësohet se Salianji ka thënë vetëm dy fjalë për rezultatin. “Ditë e tmerrshme” mësohet të ketë thënë ai./albeu.com


Shtuar 7.03.2022 17:15