PD mban 1 minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, mazhoranca nuk i bashkohet

Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, liderit historik të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 dhe një prej figurave më të rëndësishme të demokracisë shqiptare.

Në përvjetorin e vrasjes së tij, demokratët u ngritën në këmbë në sallën e Kuvendit, duke kërkuar respekt institucional për kontributin dhe sakrificën e Hajdarit.

Deputetët socialistë nuk iu bashkuan këtij homazhi, duke qëndruar ulur gjatë minutës së heshtjes.


Shtuar 12.09.2025 17:59