PD kërkoi përsëritje të zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e opozitës për Kukësin, Lezhën dhe Gjirokastrën

Kolegji Zgjedhor, ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike, për rezultatin zgjedhor në qarkun e Kukësit dhe Gjirokastrës

I njëjti vendim u mor edhe për ankimimet për qarkun e Lezhës. Ndërkohë, pritet të merret një vendim edhe për qarkun e Korçës.

Partia Demokratike, ka kërkuar që rezultati zgjedhor në këto qarqe të shpallet i pavlefshëm, pasi sipas tyre ka pasur manipulime dhe mungesë transparence.

Gjithashtu, PD ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në këto qarqe.


Shtuar 18.06.2025 14:23