PD e ndarë sot: Basha mbledh Kuvendin Kombëtar, Berisha mban referendum për shkarkimin e tij

Ditën e sotme Partia Demokratike do të jetë e ndarë në dy kampe e dy aktivitete të ndryshme. Nga njëra anë Lulzim Basha mbledh Kuvendin Kombëtar të kësaj Partie dhe nga ana tjetër, Berisha me grupin e rithemelimit të PD-së mbajnë referendumin në bazën e antarësisë për shkarkimin e Bashës.

Referendumi nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 17:00.

Komisioni i Rithemelimit ka ngritur edhe Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit, ku kryetare do të jetë Albana Vokshi.

Gjithashtu bëhet me dije se referendumi do të mbahet më së shumti në ambiente private ose zyra të marra me qera, pasi në një pjesë të mirë të degëve të PD-së, mbështetësit e Berishës shprehen se dyert janë të kyçura me dryn./albeu.com/