PD e ndarë më 14 maj, Alibeaj flet pas mbledhjes së grupit: Do të organizohemi për zgjedhjet lokale

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj është prononcuar për mediat ku ka thënë se po organizojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërsa deri në tani është shprehur se grupi i tij do të dalë me kandidatët e vetë. Alibeaj tha se do të riorganizohen për zgjedhjet lokale.

“Mbledhja sot, 3 orë. Nuk mjaftonin. U bë kohë që nuk është mbledhur Kryesia e PD-së. Ishte një mbledhje informuese. Për atë qëndrim që mbajti grupi parlamentar. Kryesia mbajti një qëndrim unanim për mbështetjen e qëndrimit të grupit parlamentar. Mbështetje të qëndrimeve të zotit Bardhi për bisedimet me Palokën. Kryesia e mbështeti, por tashmë ne do ecim me riorganizimin për zgjedhjet lokale. Ditën e premte, në orën 3 do kemi sërish mbledhjen e Kryesisë sëbashku me Kolegjin e kryetarëve në funksion të riorganizimit për zgjedhjet lokale”, tha Alibeaj./albeu.com

Shtuar 2.11.2022 21:28