PD dhe PS dakordësohen për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ja si do të ndahet anëtarët mes tyre

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanë arritur dakordësinë për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Sipas burimeve për gazetarin Osman Stafa, palët kanë rënë dakord që Komisioni të përbëhet nga grupet parlamentare, siç ka qenë traditë, dhe parti jo parlamentare.

Konkretisht, Komisioni për Reformën Zgjedhore do të ketë 8 anëtarë nga maxhoranca, si edhe 8 anëtarë nga opozita.

Raportohet se PSD e Tom Doshit, do të marrë një vend në radhët e anëtareve të Partisë Socialiste, ndërsa Agron Shehaj do të marrë një vend ndër radhët e PD-së.

Pra, në grupin e PS, do të jenë 7 anëtare të PS dhe 1 nga PSD. Ndërsa nga opozita 5 anëtarë janë PD, 1 nga PR, 1 nga PL dhe Agron Shehaj.

Kjo formulë, është zgjedhur si më e mira për të përfaqësuar grupet parlamentare dhe partitë e vogla.

Jashtë Komisionit të Reformës Zgjedhore, sipas kësaj formule mbetet Partia Shqipëria, “Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit.

Ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pritet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë javën e ardhshme.