Oerd Bylykbashi ka deklaruar sot para mediave se PD ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit.
Ai tha se marrëveshja për Portin e Durrësit është një megaaferës korruptive dhe një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa privatë
“Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin të Durrësit.
Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj”, shpjegoi Bylykbashi.