Ditën e sotme, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës më gazetarët u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me faktin se çfarë surprizash ka PD nesër, kur edhe do të çelë fushatën elektorale.
Berisha u përgjigj me batutë, duke u shprehur se PD të gjitha surprizat për çeljen e fushatës i ka lënë nesër.
Berisha, duke hequr paralelizëm, tha se edhe çifti, pavarësisht se njerëzit pranë tyre i ka parë me mijëra herë, në ditën e dasmës paraqitet krejt ndryshe, veshur me kostum e fustan.
Sali Berisha: Rama është i tmerruar nga vota e lirë. Unë s’jap përqindje dhe numra se nuk jam profet. PD ka një mbështetje madhore kombëtare të qytetarëve shqiptarë për fitoren më 11 maj. Ju shikoni entuziazmin që ekziston sot në Shqipëri. Ndërkombëtarët mbështesin votën e lirë të shqiptarëve.
Fushata nesër mbetet surprizë, s’mund të jepen detaje se është surprizë. Çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt ndryshe dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë mijëra herë, vrapojnë t’i shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë. Ndaj, të gjitha surprizat janë nesër.