PD: Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje, është zyrtare

 Përfaqësuesi ligjor i partisë Demokratike, Marash Logu bën të ditur se Bashkia Durrës ka konfirmuar denoncimin e selisë blu. Sipas Logut 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve.

Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara. Logu thekson më tej se PD kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Deklarata e plotë:

Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara.

? Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

? Partia Demokratike nuk do të lejojë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetet e vendosur në përpjekjen e saj për të garantuar fitoren përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.


Shtuar 14.02.2022 20:32