Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Partia Demokratike, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin për shfuqizimin e votimit për Avokatin e Popullit.
Sipas pretendimeve të PD, Endri Shabani, është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit dhe kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend.
Parlamenti votoi më 11 dhjetor Endri Shabanin si Avokat të Popullit, i cili mori 85 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate dhe tre kundër.
Partia Demokratike dhe Partia Mundësia, nuk morën pjesë në votim.
Opozita kundërshtoi procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandaturë e mbështetur nga PD.
