Pavarësisht sfidave të shtatzënisë, Dafina Zeqiri thotë se dëshiron prapë fëmijë: Do e bëj edhe një ose dy

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, para disa muajsh përjetoi një nga momentet më të bukura në jetën e saj – u bë nënë për herë të parë. Në jetë erdhi djali i saj, të cilin ajo e pagëzoi me emrin e veçantë, Daskan.

Që prej asaj kohe, artistja është shfaqur e lumtur dhe e plotësuar, duke ndarë me fansat herë pas here momente nga përditshmëria e saj si nënë e re. Megjithatë, duket se Dafina nuk ndalet me kaq kur bëhet fjalë për zgjerimin e familjes.

Në një postim të fundit në rrjete sociale, këngëtarja ka treguar se pavarësisht sfidave të shtatzënisë, dëshira për t’u bërë nënë sërish është shumë e fortë.

“Prap se prap e boj edhe njo, a dy a…”, ka shkruar Dafina në Instagram, duke lënë të kuptohet se planet për fëmijë të tjerë janë reale.


Ky deklarim i saj u prit me shumë emocion nga ndjekësit, të cilët e kanë mbështetur vazhdimisht në çdo hap të rrugëtimit të saj artistik dhe personal.

Komentet plot urime dhe zemra nuk kanë munguar, teksa fansat e shohin Dafinën jo vetëm si një ikonë të muzikës, por edhe si një nënë të përkushtuar.


Shtuar 3.09.2025 11:47