“Pavarësisht se ajo qante dhe lutej, ai nuk tregoi mëshirë”, shqiptari përdhunon 15-vjeçaren në Britani, arrestohet

Policia britanike ka vënë në pranga shqiptarin i cili përdhunoi një adoleshente në një qendër tregtare.

Sipas mediave britanike 36-vjeçari me origjinë shqiptare Rufat Kasamaj, ka shfrytëzuar momentin pasi ka parë që 15-vjeçarja ka qenë në gjendje të dehur për të ushtruar dhunë seksuale.

Adoleshentja ishte fillimisht me miqtë e saj në lokalin Bat and Ball. Asaj i kishin shërbyer alkool pavarësisht se ishte e mitur. Rreth orës 22:30 të datës 4 shtator 2021, teksa ajo ishte “nën efektin e alkoolit” u afrua nga Kasamaj, i cili u kap nga kamerat e sigurisë duke e vëzhguar.

Prokurori Tim Forster i tha Old Bailey: Ajo i tha shqiptarit se kishte humbur miqtë e saj dhe ai u përpoq t’i jepte siguri. Ai i tha asaj se do ta ndihmonte të kthehej në shtëpi por bëri krejt të kundërtën. Ai filloi të fuste dorën në pjesën e pasme të dollakës së saj, gishtin në vaginë, ajo i tha se ishte 15 vjeçe, por ai vazhdoi ta bënte atë në mënyrë agresive në mënyrë që i shkaktoi dhimbje.

Ai vazhdoi: “Që nga momenti që ai e ndihmoi të ngrihej në këmbë, pothuajse gjithmonë e mbante atë me trup, madje duke e drejtuar atë përtej një ndenjëse kur ajo donte të ulej. Ai mund të shihet me dorën e tij në pjesën e pasme të saj.

Më pas ata ishin jashtë shikimit nga kamerat ÇTV për 20 minuta të tjera, në atë moment ai e përdhunoi atë pavarësisht se ajo qante dhe lutej “të lutem mos më lëndo”.

Shqiptari u deklarua fajtor për akuzën e përdhunimit.


Shtuar 27.10.2022 10:53