Lideri i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka urur ditën e sotme popullin e ukrainës për Ditën e Pavarësisë.
“Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë themelin shekullor të marrëdhënieve të sinqerta e të fqinjësisë së mirë mes popujve të dy vendeve”, tha Lukashenko.
Ai shtoi se Bjellorusia do të vazhdojë të qëndrojë për “ruajtjen e marrëveshjes, zhvillimin e kontakteve miqësore dhe reciprokisht të respektueshme në të gjitha nivelet”.
Udhëheqësi bjellorus u uron gjithashtu ukrainasve “një qiell të qetë, tolerancë, guxim, forcë dhe sukses në rivendosjen e një jete dinjitoze”.
Kujtojmë se Bjellorusia ka qenë shteti kryesor, i cili ka përkrahur Rusinë në pushtimin e saj si dhe ka lejuar trupat ruse të hyjnë në Ukrainë përmes kufirit të saj./albeu.com