Pasuria e pabesueshme e djalit 19-vjeçar të Trump: Si arriti ta krijojë atë

Djali më i vogël i Donald Trump, 19-vjeçari Barron, nuk duket se ka nevojë të presë trashëgiminë politike të të atit për t’u bërë milioner. Sipas Forbes , i riu ka arritur tashmë të ndërtojë një pasuri prej 150 milionë dollarësh, falë një sërë lëvizjesh që tregojnë se ADN-ja e biznesit të familjes është në kulmin e saj.

Barroni gati 1.80 metra i gjatë, i cili rrallë shfaqet në publik, duket se ka luajtur një rol kyç në imazhin politik të babait të tij. Donald Trump ka pranuar se djali i tij e ndihmoi të arrinte votuesit më të rinj: thuhet se ai ishte personi që e bindi të shfaqej në “The Joe Rogan Experience” – një intervistë që u bë hit, duke tejkaluar 60 milionë shikime në YouTube.

Së bashku me babanë dhe vëllezërit e motrat e tij, Barron themeloi kompaninë “World Liberty Financial (WLFI)” pak para zgjedhjeve të vitit 2024, një platformë kriptomonedhash që u përhap shpejt brenda pak muajsh.

Vlera e kompanisë u rrit ndjeshëm pas fitores së Trump, duke i sjellë familjes më shumë se 1.5 miliardë dollarë, sipas Forbes . Nga kjo shumë, Barron thuhet se fitoi 10%, ose rreth 150 milionë dollarë – një shumë që vjen kryesisht nga monedhat që ai mban.

Përveç kriptovalutave, Barron thuhet se zotëron aksione në bizneset familjare dhe pasuri të paluajtshme në Florida dhe New Jersey. Sigurisht, ai ka ende shumë punë për të bërë për të arritur të atin, pasi Donald Trump vlerësohet të ketë një pasuri personale prej 7.3 miliardë dollarësh. Por, sipas të gjitha gjasave, 19-vjeçari nuk është i shqetësuar: rruga e tij drejt majës është tashmë e shtruar.

Nëna e tij, Melania Trump, i tha “Fox & Friends” se është veçanërisht krenare për të birin: “Jam shumë krenare për njohuritë e tij, madje edhe në politikë. Ai e di se si mendon brezi i ri ata nuk shikojnë më televizor, janë të gjithë në tableta dhe telefona.”

Ajo shtoi se e la Barronin të fillonte vetë, duke filluar kolegjin në Universitetin e Nju Jorkut. “Ne i mësojmë dhe i këshillojmë fëmijët tanë, por kur janë 18 ose 19 vjeç, u japim krahë për të fluturuar. Unë gjithmonë i respektoj ‘po’-të dhe ‘jo’-të e Barronit – dhe se ku ai dëshiron të jetë”

Me një mendje të fiksuar pas teknologjisë, një lidhje të ngushtë me median dhe një mbështetje financiare që shumë do ta kishin zili, Barron Trump duket se nuk ka ndërmend të mbetet në hijen e të atit. Emri “Trump” është shkruar tashmë me shkronja të arta dhe në rastin e Barron, fjalë për fjalë.


Shtuar 14.10.2025 19:19