Pastroni mëlçinë me çaj, majdanoz dhe mente, si ta përgatisni

Majdanozi dhe mentja janë dy produkte bimore shumë të mira për pastrimin dhe detoksifikimin e mëlçisë. Majdanozi është një burim i mirë i vitaminës C dhe A, dy përbërës shumë bazikë kur bëhet fjalë për funksionin e mëlçisë. Ato ulin inflamacionin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Ja si të përgatisni një çaj me majdanoz dhe mente për të pastruar mëlçinë.

Përbërësit

1 lugë çaji majdanoz (5 g)

1 lugë çaji mente të freskët (5g)

2 lugë gjelle lëng limoni (20 ml)

1 kupë ujë (200 ml)

Përgatitja:

Së pari, duhet të theksojmë që produktet duhet të jenë organike. Sapo t’i siguroni ato, gjëja e parë duhet të bëni është t’i lani mirë.

Më pas copëtoni majdanozin dhe gjethet e mentes. Ngrohni ujë në një çajnik. Sapo të fillojë të vlojë, hidhni bimët me kujdes, Lërini të treten për 15-20 minuta. Më pas lëreni të ftohet përzierja për 10 minuta. Në fund kulloni përzierjen dhe e kaloni në filxhan, duke e përzier me lëngun e limoni. Për t’i dhënë shije, mund të shtoni pak mjaltë. Konsumojeni njëherë në ditë, pasi të keni ngrënë./albeu.com