Pastrim parash në Shqipëri: 3 italianët kryen 35 transferta me vlerë 400 mijë euro me kompanitë call center

Tre shtetas italiane dhe kompanitë e tyre që operojnë në fushën e call center dhe telekomunikacionit në Shqipëri , u dorëzuan nga prokuroria si të pandehur në dhomën penale të gjykatës së Tiranës.

Dosja që Top Channel disponon tregon se Paolo Polombo , 23 vjeç , Salvadore Solazo 28 vjeç dhe Rosario Lazarin 43 vjeç së bashku me shoqëritë media future, Soft Log dhe Im data u referuan për hetime nga drejtoria kundër pastrimit të parave, nën dyshimet se përmes tyre po pastroheshin të ardhura nga krimi.

Italianët rezultojnë të kenë udhëtuar drejt Shqipërisë vetëm tre herë konkretisht në 3 korrik 2018, prill dhe korrik 2019 , kurse për çdo veprimet bankare të tre subjekteve ata autorizuan një shtetas shqiptar.

Flamuri i kuq u ngrit mbas gjurmimit të 35 transfertave me vlerë rreth 400 mije euro , ku dy nga këto transaksione me faturën e 34 mije euro dhe 14 mije euro ishin dërguar nga Nigeria .

Por dokumentacioni i mëpasshëm provoi se transfertat disa milionëshe ishin kryer sipas marrëveshjeve të marketingut me kompanitë Moorwand në Belgjikë , vogue web solution dhe flutter wave në Nigeri.

Megjithë vendosjen nën hetim të italianeve , një shtetas shqiptar që tërheq shumat dhe ua dërgon italianëve nuk dha jep asnjë detaj për ta .

Dëshmitari: Mua më humbën të gjitha kontaktet, këta shtetas u zhdukën nga jeta ime në mënyrë të papritur.

Në përfundim të kërkimeve , eksperti i pavarur i thotë prokurorisë se italianët u janë shmangur detyrimeve duke mos dorëzuar asnjë bilanc dhe duke mos paguar detyrimet. /TCh


Shtuar 27.06.2021 21:59