Pasi i ”mbyllën derën në fytyrë” agjentëve të BKH-së, vëllai dhe gruaja e Veliajt kërkojnë në GJKKO kthimin e sendeve të sekuestruara

Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, vëllai dhe gruaja e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kërkojnë në GJKKO kthimin e sendeve të sekuestruara me datën 5 dhejtor.

Kërkesën do ta gjykojë gjyqtarja e Posacme Atalanta Zeqiraj, kjo e fundit firmosi kërkesën e prokurorisë për kontrolle të banesa dhe disa biznese me pronësi dhe administrim të familjarëve të kryebashkiakut.
Kujtojmë se ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij ka nisur një hetim pasuror nga ana e SPAK.

Pak ditë më parë, agjentë të BKH ushtruan kontroll në shtëpinë e Veliajt ku sekuestruan edhe telefonin e gruas së kryebashkiakut, Ajola Xoxa.

Agjentët e BKH-së pritën rreth një orë pasi Ajola Xoxa, gruaja e kryebashkiakut Veliaj refuzoi ti hapte derën.

Kontrolle u zhvilluan edhe në biznesin ”Harabeli” të Ajola Xoxës ku sipas denoncimeve të kryetarit të PD-së, Sali Berisha janë gjetur mbi 200 mijë euro cash.

Agjentët e BKH kanë ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e vëllait të Veliajt.


Shtuar 20.12.2024 09:51