Agresori i Sali Berishës, Gert Shehu ka kërkuar që të mos ndiqen penalisht truprojat e kreut të PD-së.
Këtë deklaratë e riu e ka bërë gjatë marrjes në pyetje, teksa do i jepej masa e sigurisë.
Ata rrezikonin të merreshin nën hetim për plagosje të lehtë me dashje ose dëmtime të tjera me dashje.
Një ditë më parë u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Gert Shehut, ku gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin.