Pashkët ortodokse shkaktojnë fuks emigrantësh në Kapshticë, sa shqiptarë kanë hyrë në atdhe gjatë 24 orëve të fundit

Nesër besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën.

Kjo ka bërë që shqiptarët që jetojnë në Greqi, të nisen drejt atdheut.

Mësohet se në pikën kufitare të Kapshticës ka fluks emigrantësh dhe se gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë  5612 shtetas, kryesisht shqiptarë.

Nga numri i lartë i qytetarëve që kthehen në Shqipëri autoritetet shqiptare po punojnë me 5 deri në 6 sportele për të përballuar fluksin dhe në varësi të situatës alternohen.


Shtuar 15.04.2023 10:05