Pashkët katolike sjellin fluks të lartë emigrantësh, radha kilometrike në Kakavijë

Kakavija po përballet këtë fundjavë me një fluks të lartë udhëtarësh, ku radha e automjeteve në pikën kufitare nga pala greke ka arritur deri në 3 kilometra.

Qindra qytetarë shqiptarë, të cilët udhëtojnë drejt Greqisë për të festuar Pashkën katolike apo për të bërë blerje në Janinë, janë përballur me pritje të gjata në sportelet kufitare.

Të lidhura

None found

Vonesat janë shkaktuar edhe nga zbatimi i regjimit të ri të kontrollit kufitar, i cili përfshin marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe fotografimin e të gjithë shtetasve shqiptarë, duke rritur kohën e përpunimit në doganë.

Autoritetet parashikojnë se fluksi do të mbetet i lartë edhe gjatë javës së ardhshme, për shkak të festës së Pashkës ortodokse.


Shtuar 4.04.2026 18:06