Pashka Ortodokse në Tiranë, Sali Berisha uron besimtarët ortodoksë: Të heqim këtë të keqe të madhe që na ka rënë për hise…

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Në një prononcim për mediat nga Katedralja Ortodokse në Tiranë, Berisha foli për rëndësinë e figurës së Jezu Krishtit, duke e përshkruar atë si “mbret, burrë dhe hyj”.

Të lidhura

None found

Ai theksoi ndikimin e thellë që mësimet e Krishtit kanë pasur në formimin e vlerave të botës perëndimore.

“Me mësimet e tij ndikoi më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor,” u shpreh Berisha.

Në fund të deklaratës së tij, kreu i demokratëve nisi të shprehte një urim për të ardhmen.

‘Dita e ringjalljes së Krishtit të mbret, burrit, hyjit, që me mësimet e tij ndikoi më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor. Uroj që pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë për hise këto vite. Gëzuar!’.


Shtuar 12.04.2026 13:00