Pas Vlorës, as Kadastra e Sarandës “nuk gjen qetësi” sot/ Performancë e dobët, Lorena Goxhobelli shkarkon nga detyra Ilir Çibukun

Ilir Çibuku është larguar nga detyra pas pesë muajsh në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë. Vendimi është firmosur nga Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, me argumentin se drejtori nuk ka arritur të përmirësojë performancën e zyrës në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sipas burimeve për mediat, shkarkimi erdhi pas një vlerësimi të përgjithshëm mbi ecurinë e zyrave vendore të Kadastrës, ku Saranda është renditur ndër më problematiket për shkak të vonesave dhe numrit të lartë të ankesave nga qytetarët.


Shtuar 4.11.2025 22:41