Pas vizitës së Zelensky, shpërthime të forta në Kharkiv

Ishte një udhëtim i rrallë për Presidentin Zelensky jashtë Kievit. BBC shkruan se ai vizitoi trupat në vijën e frontit pranë Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, shpërndau çmime dhe dhurata dhe falënderoi ushtarët për shërbimin e tyre.

“Ju po rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë. “Faleminderit për mbrojtjen e pavarësisë së Ukrainës. Kujdesuni!”, tha ai.

Vizita ishte një demonstrim i suksesit të vendit në largimin e forcave ruse nga qyteti. Dhe ndoshta kishte për qëllim të rriste moralin ndërsa Ukraina përpiqet të frenojë një ofensivë masive ruse në zonën e Donbasit më në lindje. Një sulm që po shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha.

Disa orë pasi presidenti u largua, shpërthime të forta u raportuan në Kharkiv. Një mesazh se kërcënimi i forcave pushtuese atje mund të jetë zbutur, por nuk është zhdukur plotësisht.


Shtuar 29.05.2022 19:22