Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është larguar nga Kievi pak më parë, sipas asaj që raportohet nga gazetarët e ekipit të Shtëpisë së Bardhë.
“Presidenti Biden është larguar nga Kievi”, tha grupi i lajmeve në një deklaratë.
Presidenti amerikan mbërriti papritur të hënën në Kiev dhe u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas asaj që raportoi më parë New York Times, ndalesa e ardhshme e mundshme e Biden do të jetë Varshava. /albeu.com