Pas tritolit, breshëri plumbash në banesë! Kush po kërkon të ekzektutojë Skënder Likën?

Paraditen e kësaj të premteje, në Kurbin, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Sënder Likës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Likës dhe më pas janë larguar me një automjet.

Nga të shtënat fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Kush është Skënder Lika?

Skënder Lika është babai i i Llej Likës, i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli (të njohur si “Piloti”) në dhjetor të vitit 2021.

Djali i Likës e ka pranuar vrasjen.

“Vrasjen e kam bërë unë. Djemtë e biznesmenit Rakip Roli më kanë dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti. Babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen, vrasjen e bëra si shenjë hakmarrje” tha 22-vjeçari para hetuesve në momentin e arrestimit.

Skënder Lika është gjithashtu xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës.


Shtuar 6.10.2023 13:36

Tags: