Pas suksesit të madh me Cityn, ky është vendimi i Guardiolës për të ardhmen

Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City pasi e drejtoi klubin anglez drejt suksesit të trefishtë në këtë sezon.

Pas triumfit të së shtunës mbrëma në Ligën e Kampionëve, trajneri spanjoll refuzoi të jepte përgjigje kur u pyet për të ardhmen, me ç’rast ngjalli frikë tek tifozët e Cityt se do të mundë të largohej nga “Etihad Stadium” në fund të këtij sezoni.

Sidoqoftë, sipas mediumit “The Times”, ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut nuk e ka ndërmend të largohet dhe ai është i lumtur në Manchester, ku dëshiron ta respektojë kontratën e tij që do të zgjasë edhe dy vjet, përcjell “Gazeta Express”.

Ndër të tjera, Guardiola është rikthyer të mendojë tek afati kalimtar i verës, ku synon ta përforcojë ekipin.

Thuhet se synime të Pep për edicionin e ardhshëm janë Josko Gvardiol dhe Mateo Kovacic.

Pra, sipas të gjitha gjasave, Guardiolën do ta shohim në krye të “Citizens” deri në verën e vitit 2025


Shtuar 12.06.2023 08:56