Pas shumë kohësh Ledri bëhet “i gjallë” dhe ndan foto me Poin

Ledri Vula dhe Sara Hoxha sollën në jetë një vajzë, Poin. Sara është tepër aktive nëpër rrjete sociale ku shpeshherë e shohim të ndajë pamje të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku në krahë ka pasdiskutim të vetmen: Poin e vogël!

Mirëpo siç dhe ju ndoshta e keni vënë re, u bë një kohë e gjatë që Ledri nuk është parë pranë vajzës së tij. Ajo ka qenë pothuajse gjatë gjithë kohës me Sarën teksa kanë shijuar pushimet me njëra-tjetrën.
Epo ditën e sotme Poi dhe babi Ledri janë bërë bashkë. Këtë e ka bërë me dije vetë reperi teksa ka ndarë në “Instastory” një fotografi me të voglën e tij! Me siguri ka qenë mami Sara ajo që i ka bërë fotografinë😜.


Shtuar 4.09.2024 16:26

Tags: , ,