Pas sherrit për xhelozinë, 52-vjeçari plagosi me thikë gruan, detaje nga ngjarja në Tiranë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Tiranë, ku 52- vjeçari Jakup Shahu, goditi me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten e tij.

Lidhur me ngjarjen, janë zbardhur detaje të reja.

Raportohet se shkak i kësaj ngjarjeje, është bërë xhelozia. 52-vjeçari rezulton një person me precedent penal, ku mësohet që sapo kishte dalë nga burgu.

Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar të bërtiturat dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.


Shtuar 23.05.2024 08:46