Pas sherrit për parkimin goditi me sende të forta rojen e spitalit në Sarandë, 38-vjeçari niset drejt Tiranës

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se pas një konflikti të ndodhur mëngjesin e sotëm, ka goditur me sende të forta 38-vjeçarin Fatri Mullaj, i cili është edhe roja i spitalit në Sarandë.

Mësohet se 38-vjeçari i cili ka marrë goditje në kokë ndodhet në spital dhe është në gjendje të rende. “BalkanWeb” mëson se konflikti mes rojës dhe Erjon Canajt ka nisur për parkimin dhe më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 15.12.2022 13:22