Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e mbrëmjes së djeshme në Mirditë në autostradën Morinë – Milot, në afërsi të vendit të quajtur Karburburant Boçi.
I plagosuri me armë zjarri Martin Mark Prenga është futur në sallën e operacionit. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore paraqitej e rëdnë, Prenga u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Pas një konfliktit të momentit, 51-vjeçari është qëlluar 5 herë me pistoletë dhe plumba e kanë kapur në pjesën e këmbëve.
Sipas raportimeve, Prenga rezulton të jetë i denuar më parë, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve./albeu.com