Pas regjistrimit në zgjedhje, Alibeaj mbledh në selinë e re kryesinë e PD dhe grupin parlamentar

Pas vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor për të regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partinë Demokratike, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në mbledhje Kryesinë dhe Grupin Parlamentar.

Mbledhja do të zhvillohet në selinë e re të PD-së që ndodhet pranë Kryesisë së Kuvendit.

Kujtojmë se të shtunën, 18 mars 2023, KQZ regjistroi në zgjedhje PD e Alibeajt. Gjithashtu regjistroi edhe koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por la jashtë siglën e PD-së e Berishës.


Shtuar 20.03.2023 12:07