Pas përplasjes në Këshillin e Sigurimit, Zelensky falenderon Ramën: I treguat botës se si duhet trajtuar Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka falenderuar kryeministrin Edi Rama, për qendrimin që mbajti ai gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB, ku u përplas me delegacionin rus.

Pas mbarimit të fjalës së Ramës në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, delegacioni rus i kërkoi llogari se pse klejoi Zelenskyn të flasë i pari, i menjëherhëm ishte reagimi i kryeministrit shqiptar, i cili kërkoi të mos provokohej.

Lidhur e qendrimin e Ramës, i cili ua bëri të qartë rusëve se nëse nuk duan Zelenskyn që të flasë atëherë duhet të ndalin luftën, ka reaguar edhe Presidenti i Ukrainës.

Përmes një statusi në rrjetin social “X”, Zelensky ndërsa falenderon Ramën, thekson se kryeministri hqiptar i tregoi mbarë botës se si duhet trajtuar Rusia.


I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shkruan presidenti i Ukrainës Zelensky në “X”.


Shtuar 20.09.2023 18:32