Inter do të rikthehet në një finale të Champions League pas më shumë se një dekade.
Zikaltërit fituan ndaj rivalëve të qytetit në gjysmëfinale me një rezultat të përgjithshëm 3-0.
Në ndeshjen e parë Inter mori një fitore të pastër me avantazh dy gola, teksa sonte shënoi edhe të tretin me Lautaro Martinez, për ti dhënë goditjen përfundimtare “Djallit”.
Tashmë zikaltërit janë në garë për trofeun më të rëndësishëm të kontinetit, teksa Milan largohet kokëulur pas rikthimit të shumëpritur në Champions.
Finalisti tjetër përcaktohet mbrëmjen e nesërme mes Manchester City dhe Real Madrid.