Pas luftës me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta babai i Ronaldo Sharkës

Pas “luftës” me sëmundejn e rëndë nga e cila vuante, babai i Ronaldo Sharkës është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazetari përmes një postimi në Instastory.

“Pusho i qetë në botën tjetër bab”, shkruan ish-banori i Big Brother krahas fotos ku i shtrëngon dorën të atit.

Kujtojmë se Ronaldo vemdosi ta ndante me publikun historinë e të atit gjatë qëndrimit të tij të Big Brother.

Ai u surprizua nga i ati brenda ambienteve të shtëpisë.

Por vetëm disa javë më vonë, ai ishte shtruar në reanimacion pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.

Mbrëmjen e sotme ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.


Shtuar 15.02.2023 21:59