Ardhja e një bebushi në familje është një nga momentet më të gëzueshme të jetës për prindërit e rinj. Ndërkohë që baballarët përballen me përgjegjësi të reja, jeta e nënave ndryshon në të gjitha aspektet. Sipas shkencës pasi sjellin në jetë fëmijën e parë nënat nuk janë më i njëjti njeri që ishin para shtatzënisë.
1.Shtatzënia dhe mëmësia mund të ndryshojnë strukturën e trurit të gruas
Këto ndryshime e bëjnë nënën të jetë më e kujdesshme ndaj bebes dhe 100% të dhënë pas tij. Kjo për shkak të ndryshimeve drastike hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, lindjes dhe pas saj. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, truri pëson ndryshime në shumë zona të tij.
2. Mëmësia përmirëson aftësinë e të mësuarit dhe kujtesën
E keni vënë re që mami gjen gjithçka që ti s’e gjen dot nëpër shtëpi? Ka një arsye pse duket sikur mami i di të gjithë! Sipas studimeve është kombinimi i eksperiencës së shtatzënisë, lindjes dhe ndryshimeve hormonale që përmirësojnë aftësinë e nënës së re për të memorizuar dhe për të mësuar më shpejt gjëra të reja.
3. Edhe gjenetika juaj ndryshon
Në 2015-ën, u zbulua se një grua ndërkohë që është shtatzënë qelizat (me një background tjetër gjenetik) e fetusit futen dhe shpërndahen në trupin e gruas. Kjo është një tjetër provë që vërteton se gratë nuk janë më i njëjti person pas lindjes së bebit.