Pas konfliktit, Princ Leka dhe Elia Zaharia me urdhër mbrojtje, duhet të mbajnë distancë 5 metra larg njëri-tjetrit

Këtë të enjte, pas raportimit të konfliktit, për herë të parë Elia Zaharia, shfaqet në dyert e gjykatës.

Në Gjykatën Civile të Tiranës, u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

Sipas informacioneve, për dy të parët është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij, me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia, urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias por të dados.

Ndërsa Leka Zogu ll, nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll, ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.

 


Shtuar 7.03.2024 14:12