Pas koncerteve, Albani – Miriamit: Siç të thashë edhe në skenë, pa ty asgjë nuk do ishte e mundur

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, ka mbajtur për katër netë radhazi koncert në Prishtinë, duke mbledhur rreth 20 mijë fansa dhe duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Gjatë këtyre netëve, ai ishte i shoqëruar nga partnerja e tij, artistja Miriam Cani, e cila performoi gjithashtu me të, duke i dhënë spektaklit një dimension akoma më të veçantë dhe emocionues.

Pas mbylljes së eventeve, Albani shprehu falënderimet e tij, por një postim të veçantë ia dedikoi Miriamit.
“Siç të thashë edhe në skenë: Pa ty asgjë nuk do ishte e mundur”, ka shkruar ai.

Koncertet e Skënderajt u pritën me entuziazëm nga publiku, duke konfirmuar edhe një herë statusin si një prej artistëve më të dashur në treg.

Çifti ndërkaq janë bashkë prej shumë vitesh dhe prindër të dy fëmijëve.

Ata e përkrahin njëri-tjetrin tejet shumë edhe në profesionet që kanë.


Shtuar 10.12.2025 17:43

Tags: ,