Pas humbjes së thellë, kandidatja e PD “shpërthen” ndaj votuesve: Më vjen turp që jam nga jugu

“Më vjen turp që jam nga jugu”, kështu është shprehur kandidatja e PD për Tiranën, Julia Ilirjani.

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, aktorja Julia Ilirjani kandidoi për Partinë Demokratike në Qarkun e Tiranës ku deri në këto momente ku janë dhe 61 kuti pa numëruar ka fituar vetëm 70 vota.

Aktorja e revoltuar ka ndarë një fotografi ku veriu, konkretisht Shkodra, Kukësi dhe Lezha janë “burra” ndërsa pjesa tjetër e vendit “dele”.

“Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco” – shkruan Julia Ilirjani.


Shtuar 13.05.2025 19:47