Pas grushteve në Kuvend, Kurti hap fushatën e korrjes së grurit mbi autokombajnë (FOTO LAJM)

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci kanë hapur zyrtarisht fushatën e korrje shirjeve në komunë e Lipjanit.

Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71 008.20 hektarë.

“Përveç 150 hektarëve për sipërfaqe, gjithashtu janë edhe 150 hektarë për blerje, 150 euro për sipërfaqe të hektarit, 150 për plehërim për një hektar, dhe 150 euro për performancë, rendiment”.

“Kemi deri në 4 ton për hektar. Kur kalohet hektari atëherë kemi 3 cent për kilogram. Shenjat janë që do të mbërrijmë deri në 6 ton për hektar”.

Kurse ministri Peci tha se Kosova do të arrijë të mbulojë nevojat bazike me grurë, e krejt kjo nuk do të ishin të mundura pa përkrahjen e Qeverisë.

“Vetëm për të mbjellat me grurë janë 66 mijë hektarë në gjithë Republikën. Fermeri i Kosovës është më i përkrahuri në rajon, gjitha reformat që i kemi marrë për procedurat, legjislacionin, menaxhimin e financave nuk do të ishin të mundura pa përkrahjen e Qeverisë dhe kryeministrit të vendit”.

Bujku Valbon Vehabi tha se korrjet në Rrafshin e Kosovës përfundojnë për 4 ditë e më pas do të vazhdohet me Gollakun.

“Ne sot kemi filluar me korrje, fillimi është i mirë, rendimenti do të jetë i kënaqshëm. Kemi sasi të madhe të autokombajave”.

“Besojmë që rrafshi i Kosovës brenda 3-4 ditëve do ta përfundojë korrjen, pastaj do të nisim me Gollakun”.

Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71 008.20 hektarë.


Shtuar 15.07.2023 11:58