Pas një periudhe heshtjeje dhe fshirjes së këngës së tyre nga YouTube, Fifi ka bërë një lëvizje të papritur duke publikuar projektin muzikor me Egli Takon në Instagram Story.
Lidhja mes dy artistëve ishte ndërprerë pas mosmarrëveshjeve financiare dhe ndarjes së fitimeve, që çuan në fshirjen e këngës.
Në të njëjtën kohë, të dy artistët kanë rikthyer sërish postimet e përbashkëta në rrjetet sociale, duke i vënë në dyshim zërat që paralajmëronin konflikte të thella mes tyre. Duket se situata po përmirësohet, pasi bashkëpunimi tashmë është risjellë për publikun.