Flamur Noka e ka cilësuar si antiamerikan kryeministrin Rama.
I përjashtuar për 10 ditë nga Parlamenti, ai foli nga protesta e organizuar jashtë ambienteve të Kuvendit. Sipas tij, “aferra Rama-McGonigal duhet hetuar deri në fund”, pasi kryeministrit Rama “ka goditur në zemër sigurinë e SHBA-së”, sipas Nokës.
Noka: Edi Rama u kap me një veprim kundër partnerit tonë strategjik. Skandali Rama-McGonigal është skandali më i madh dhe gjesti më antiamerikan që mund të kishte bërë një qeveri. Pas Enver Hoxhës Rama është antiamerikani më i madh që ka njohur historia. Edi Rama goditi në zemër sigurinë e SHBA duke korruptuar një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së.
Nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi nga seanca plenare tha se kryeministri Rama e ka vendin në burg.
Vokshi: Ky parlament ka rënë, nuk mbron më interesat e popullit. Kryeministri i vendit më të varfër në Evropë korrupson një agjent të FBI.
/Albeu.com/