Berisha zgjedh qytetin e Kukësit, për të zhvilluar takimet e radhës me demokratët.
Takimi në Kukës vjen pas 6 takimeve të mëparshme, ku i fundit ishte në qytetin e Elbasanit, në teatrin Skampa të këtij qyteti.
Nga Elbasani, Berisha paralajmëroi të marrë në dorë opozitën dhe të organizojë protesta masive për rrëzimin e Ramës.
Nga ana tjetër Sali Berisha i ka bërë thirrje delegatëve të PD të mbledhin firmat për Kuvendin e Kombëtar, për të bërë ndryshimet statutore dhe rikthyer sovranitetin e PD-së, siç është shprehur lideri historik i demokratëve./albeu.com