Pas dy vitesh mungesë, rikthehen krocierat në Vlorë! La belle del Adriatique “zbukuron” bregun (VIDEO)

La belle de l’Adriatique është ankoruar mëngjesin e kësaj të enjteje në portin e Vlorës me rreth 75 turistë, kryesisht francezë, por edhe nga vende të ndryshme të Europës.

Kjo është krociera e parë për këtë vit duke konfirmuar se tashmë Vlora ka nisur të presë edhe turistët e parë për këtë sezon turistik.

Krociera ka mbërritur nga Greqia dhe sot u ankorua në Portin e Vlorës. Pas një periudhe rreth dy vjeçare ku krocierat kanë munguar edhe për shkak te pandemisë.

Turistët do të vizitojnë Vlorën por edhe Beratin e Apollonine./albeu.com/