Pas dy kandidatëve, një tjetër Prokuror shpreh interes për kreun e SPAK

Pas Edvin Kondili dhe Adnan Xholit një tjetër prokuror ka shprehur interes për të qënë drejtues i Prokurorisë së Posaçme dhe krimit të Organizuar (SPAK).

Prokurori Altin Dumani ka dorëzuar ditën e martë kërkesën për të kandiduar si kreu i SPAK, për të zëvendësuar në këtë detyrë Arben Krajën.

Deri tani ka shkuar në tre numri i kandidatëve: Xholi, Kondili, Dumani. Afati i fundit është 2 nëntor ora 24.


Shtuar 31.10.2022 15:17