Pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Zyrtarizimi i kandidaturës së Dredhës si ambasador në Zvicër pritet të kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave.

Dredha dha dorëheqjen në shtator nga posti i kryebashkiakut të Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet. Dredha gjithashtu ka qëndruar si Kryetar i Bashkisë për më shumë se dy vjet.

Teksa ishte në detyrë si kryebashkiak, Dredha ka qenë pre e kritikave te vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama. Kritikat e Ramës ndaj Dredhës ishin si në mbledhjet private pa mediat, por edhe në daljet publike të Kryeministrit.

Dredha u kritikua edhe për mbetjet dhe për mungesën e punës nga ana e drejtorëve te bashkisë Vlorë. Rama shkoi aq shumë me kritika ndaj Dredhës, sa në një mbledhje me drejtorët e Bashkisë Vlorë, e quajti kryebashkiakun si ‘Dritan Lela 2.0’.


Shtuar 3.11.2025 17:35