Pas dorëheqjes së Spahos, Anxhela Paparizo pritet të emërohet drejtuesja e QSUT-së

Në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pritet të vendoset Anxhela Paparizo. Burime  bëjnë me dije se ajo do të marrë drejtimin e spitalit më të madh në vend, pas dorëheqjes së Florenc Spahos.

Paparizo është një shqiptare e diasporës, e diplomuar për gazetari dhe aktualisht mban detyrën e nënkryetares së Këshillit të Diasporës për Partinë Socialiste. Prej vitesh ajo jeton dhe punon në Kanada.

Florenc Spaho kishte marrë detyrën më 22 korrik të këtij viti, duke zëvendësuar Donjeta Balin, e cila po ashtu ishte larguar vetëm pak muaj pas emërimit.


Shtuar 23.09.2025 15:38