Pas Berishës, edhe Këlliçi thirrje qytetarëve: Dilni votoni masivisht!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë detyrën e tyre dhe të dalin të votojnë. Sipas tij ndryshimi është vetëm tre orë e gjysmë larg, deri në përfundimin e procesit zgjedhore.

Këlliçi: Pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë. Merrni pjesë në këtë provces. Është shumë e rëndësishme që deri në orën 19:00 të shkoni në qenrdar e votimit për të bërë ndryshimin. Ndryshimi është në duart tuaja, dilni dhe votoni.

Më herët edhe Berisha përmes një deklarate për mediet i kërkoi qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht deri në orën 19:00.

Deri në orën 15:00 tani kanë votuar 29.51 për qind e qytetarëve. Të dhënat e përditësuara nga KQZ  vijnë nga 2630 prej 5211 qendrave të votimit që janë në total./Albeu.com/.


Shtuar 14.05.2023 15:34