Teksa IKMT-ja ndërmori një aksion për prishjen e rreth 80 objekteve të ndërtuara pa lejë në zonën e Parkut Kombëtar të Thethit, në skajin tjetër të Shqipërisë në Ersekë, kryetari i bashkisë Ersekë, është angazhuar personalisht të prishë forcërisht stallën e një fermeri të zonës.
Kryebashkiaku i Ersekës Erion Isai, ka vendosur ti vërsulet një stalle të ndërtuar para vitit 2020 nga fermeri Elodjan Beqo.
Ky i fundit prej muajit qershor 2021 ka aplikuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës dhe aktualisht është në proces legalizimi të objektit stallë, ku mban qindra bagëti.
Objektin fermeri e ka ndërtuar në tokën e tij të hipotekuar për nevoja të familjes dhe fermës së tij ku mbarështon bagëtitë. Por përmes një vendimi të menjëhershëm, kryetari i Ersekës, Erjon Isai, ka vendosur t’ia prishë.
Përmes një njoftimi të firmosur nga vetë kryebashkiaku Isa, ai ka paralajmëruar fermerin, Elodjan Beqo, se ditën e nesërme ditë e hënë në datën 28 Korrik 2025,në orën 11:00 do kryejë me fadromat e bashkisë objektin (stallë) në vendin e quajtur “Pyllëzimi i Ersekës”.
Nga ana tjetër para se të kryhet kjo procedurë, fermeri Elodjan Beqo pretendon se është tërësisht i rregullt, ka paguar taksat e femerit dhe ka ndërtuar në një sipërfaqe toke që është tërësisht e tij dhe me dokumenta hipotekorë.
Për shkak të veprimeve arbitrare të zyrtarëve të bashkisë Ersekë dhe veprimeve të personalizuara nga kryebashkiaku i zonës, Erion Isai, Beqo, ka paraqitur një kallëzim penal ndaj zyrtarit të bashkisë.
Kallëzimi është referuar nëprokurori për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa të drejtë të titujve” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.
Kjo pasi sipas kallëzimit kryetari i bashkisë Ersekë ka shmangur qëllimit Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, duke marë kopetencat e këtij organi dhe vepruar edhe si kryebashkiak edhe si drejtor IMT-je.
Ndërkohë të kallëzuar në prokurorinë e Shkodrës janë dhe Petro Risto, me detyrë zv/kryetar i bashkisë Ersekë, Brikena Ali me detyrë Drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Ermal Zylfo me detyrë Drejtor i Policisë Bashkiake dhe Orgest Lifo me detyrë Drejtor i Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike.